Questo sito utilizza cookie di terze parti per inviarti pubblicità in linea con le tue preferenze. Se vuoi saperne di più clicca QUI 
Chiudendo questo banner, scorrendo questa pagina, cliccando su un link o proseguendo la navigazione in altra maniera, acconsenti all'uso dei cookie. OK

Moda dhe kinemaja. Fenomenet e modes te gjeneruar nga filmat

.

Mostra/Nascondi contenuto.
1 Hyrje Historia e mendimit sociologjik eshte e pasur me tundime te interpretimit te fenomeneve te modes. Puna qe vijon do te trajtoje ato fenomene te veçante qe jane te lidhura ne ndonje menyre me boten e kinemase. Termi “mode” kuptohet ne dy veshtrime. Fillimisht, siç kujton Joanne Entwistle, behet fjale per nje term te pergjithshem qe mund te perdoret per t’iu referuar çdo lloj tipi te ndryshimit sistematik ne çdo kohe. Pra moda si fenomen per te cilen, per te cituar Gaston Bouthoul, “periodikisht njerezit ndahen nga disa objekte te perdorimit te perbashket ose da disa forma zakonesh te mendimit dhe te artit per te preferuar te tjera” (ne Ragone, 1986). Por termi “mode” mund te kuptohet edhe ne nje kuptim tjeter, qe i perket veshjes. Me sakte, flitet per mode si sistem dallues ne fushen e veshjeve. Mjetet e komunikimit, i pari nga te gjithe kinemaja si depozite e madhe e imagjinarit social, veprojne ne sinergji me moden e kuptuar ne kete sens. Eshte e qarte pra se pjesa me e madhe e fenomeneve te modes te gjeneruar nga filmat i perkasin ne veçanti veshjes. Pjesa e pare e ketij punimi eshte nje lloj historie e modave te hedhura nga filmat. Fillohet nga filmat e pare me metrazh te gjate te viteve njezet per te ardhur ne ditet e sotme. Fenomenet e modes qe pergjithsisht i bashkohen kinemase jane te shumte. Fillohet nga cigaret te Koka Kola, nga smokingu te kuleta e vogel e keshtu me radhe. Disa prej ketyre fenomeneve, rrjedhin kryesisht nga burime te tjera, per te cilat ndoshta kinemaja nuk eshte e para. Ne rastin e cigareve dhe te Koka Koles, per shembull, me shume se filmat, kane kontribuar ne perhapjen e tyre ushtaret e shumte amerikane te pranishem ne Europe gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore. Ne kapitujt e ardhshem, me shume se fenomene te modes te cilave kinemaja i ka dhene vetem nje shtyrje te metejshme, do te tratohen paraprakisht ato raste te lidhura ne menyre te drejteperdrejte me nje film ose me nje aktor ne veçanti. Natyrisht jane te pakta modat qe rrjedhin nga nje faktor i vetem, por ne shume raste kinemaja ka dhene me shume se nje ndihme te vogel ne disa tendenca te destinuara per te arritur nje nivel perhapjeje jo indiferente.

Traduzione

Facoltà: Lettere e Filosofia

Traduttore: Dorina Xheraj Contatta »

Composta da 38 pagine.

 

Questa tesi ha raggiunto 273 click dal 06/03/2007.

Disponibile in PDF, la consultazione è esclusivamente in formato digitale.