Në kapitullin e parë paraqitet një vizion i kontekstit historiko-
kulturor i qytetit: kjo hyrje është e rëndësishme për të kuptuar më 
mirë vështërsitë e përballura, si humbja në shekullin e XXI të një 
interesi nga ana e nuorezëve përsa i përket artit bashkohor, interes 
që është ndjerë më shumë në fillimet e Nëntëqindës, kur Nuoro 
mori titullin e “Athinës Sardenjase”. 
Më pas një paragraf i është dedikuar një prezantimi të 
përgjithshëm të qëndrës së MAN.. 
Në kapitullin e dytë analizohen ndjenjat e para të një vizitori që 
niset për të parë muzeun. 
Analizohet ambjenti i jashtëm i strukturës muzeale dhe, si  bëhet i 
ditur mbi planin urbanistik, nëpërmjet sinjalizimeve rrugore dhe 
reklamuese, së bashku me gjithshka që ka “përreth”: në fakt 
ndërtesa është e vendosur në qëndrën historike të Nuoros dhe kjo 
ka bërë të mundur rrugë të tjera muzeore. 
Publiku ka marrë një rrol kryesor në misionin e përbashkët të 
muzeut dhe ndërkaq, në vendin ku bëhet takimi midis njërit dhe 
tjetrit ofrohet një kujdes i veçantë dhe vëmëndje: pritja dhe rehatia 
e vizitorëve. 
Kapitulli i tretë pas një përkufizimi mbi komunikimin e brëndshëm 
të muzeut, shpjegohet sesi arrihet kjo dhe cilat mjete përdoren. 
Në rastin e muzeut nuorez analizohen: origjina, qëllimi i mbledhjes 
dhe rruga e ekspozimit, organizimi i ekspozitës dhe mbështetjet për 
një vizitë muzeore. 
Edhe në kapitullin e katërt dhe të fundit fillimisht parashtrohet një 
përkufizim i komunikimit, por kësaj here jo në por i muzeut . 
Do të paraqiten disa aktivitete, iniciativa dhe mjetet parësore që 
kanë çuar këtë institucion që tërheq një pjesë të mirë të publikut, 
 4
por edhe ta bëjnë për vete dhe ta përfshijnë drejtëpërdrejtë në 
misionin e tyre. 
 
 
Kapitulli 1 
 
 5
MAN: MIDIS HISTORISË DHE MODERNIZMIT 
 
1.1 Konteksti historik-kulturor i Nuoros, “Athina e 
Sardenjës”. 
 
Nuoro, qytezë me rreth 35.000 banorë, është e vendosur në zemër 
të Sardenjës, saktësisht në zonën e quajtur Barbagia (fig.1). 
Shtrihet me kujdes në një plan të lartë në këmbët e Malit Ortobene 
(mt 995). Gjetje arkeologjike, varre të nëndheshme dhe nuragë  
dokumentojnë praninë e ngulimeve antike njerëzore në territorin 
nuorez, që me të gjitha njoftimet mbi origjinën e qytetit është e 
paqartë. Ngulimet e para i takojnë ndoshta periudhës nurage (1600 
para.Krishtit) por nga kjo mbeten pak dëshmi. 
Më pas me rënien e Perandorisë Romake (476 pas.Krishtit), Nuoro, 
si e gjithë Sardenja, duhej të kalonte një kohë të gjatë sundimesh 
për kontrollin e territorit: nga ai Bizantin (rreth shek.VI), në ate të 
Kurorës Aragoneze (1297), në Kurorën Spanjolle (1479) deri  sa 
arriti hegjemoninë Piemonteze (1720). 
Për gjithë këto shekuj qyteti njohu efektet e luftrave të gjata për 
zaptimin e ishullit: kriza ekonomike, rritje e kriminalitetit, grabitje, 
krime. Po kështu u theksua izolimi në të cilën gjendej e gjithë zona 
e barbarikës. 
Megjithë këtë, në vijim të shek. XVIII rifitoi gradualisht epërsi 
territoriale, aq sa në 1779 u zgjodh si qëndër i dioqezës peshkopale, 
Me Bashkimin e Italisë në 1861, u përcaktua një tjetër transformim: 
privatizimi i tokave të përdorimit të përbashkët, në avantazh të 
pronarëve të pasur të tokave, që bëri të shpërthejnë trazira të 
vërteta popullore. 
 6
Ambjenti nuorez ishte atëhere i ndjekur nga turbullira të thella 
shoqërore, që shpërthyen në revoltën e 1868 të (kthimit të 
njohurave” ishte britma e turmës në rast të këtij episodi të 
rëndësishëm për qytetin, të cilit sot i  është dedikuar një shesh): 
denoncohej varfëria e vazhdueshme e shtresave të varfëra në favor 
të disa të privilegjuarve
1
. 
Në këtë skenar, të zakonshëm me  realitete të ndryshme të jugut 
italian, është e lehtë të imaginohet sesi për thuajse të gjithë 
popullatën fjalët libër ose pikturë ishin ende larg vite dritë nga e 
përditëshmja. 
Arti i vetëm i mundshëm, deri në fund të shekullit të XIX, ishte 
shprehja artizanale nëpërmjet endjes dhe gdhëndjes sidomos të 
materialeve. Për shembull e punuar shumë ishte tapa, me të cilën 
territori sard ishte i pasur, ku nevojat praktike bashkoheshin me 
aftësitë krijuese. 
Në Sardenja, edhe për nga një numër kërkesash të banorëve, nuk 
ekzistonin shkolla arti: modelet dhe artistët vinin nga përtej detit. 
Për të asistuar në një ndryshim që do të arrinte të shprehte një 
figurë autonome, artisti duhet të presë edhe gati një gjysëm 
shekulli. 
Në dhjetëvjeçarët e parë te shek.XX vazhdonte të mbizotëronte një 
ekonomi agro-blektorale, por është pikërisht në këtë periudhë që 
Nuoro morri epitetin e “Athinës Sarde”, në fakt qe dëshmitar i një 
shqetësimi të ashpër kulturor dhe artistik. 
 
                                                 
1
 Informacionet në lidhje me këtë paragraf janë marrë nga  AA.VV, La Sardegna 1, la 
geografia,la storia, l’arte (a cura di), Manlio Brigaglia, Cagliari, 1982; Giovanni Lilliu, La 
Sardegna, Cagliari, Della Torre, 1982. 
 7
Francesco Ciusa-s (1883-1949)
2
, nuorez, i njihet merita që i dha, 
një ndryshim të rëndësishëm dhe që e futi qytetin në këtë nisje të 
re. 
Artist i ri, ithtar i një realiteti, do të triumfojë në Bienalen e 
Venecias të 1907 me skulpturën në shkumbës “ Nëna e të vrarit” 
(fig.2) e ruajtur tashmë në Galerinë e Artit të Kaliarit. 
Sardenja hynte kështu në skenën e artit bashkohor europian, por 
ishte një krahinë pa Shkolla ose Akademi, pa një klasë politike në 
gjëndje të mbështeste veprimtarinë e artistit. 
Për të theksuar dhe reflektuar mbi gjëndjen e Ciusa-s hyri në lojë 
një grup intelektualësh, poetë dhe shkrimtarë: midis të cilëve 
bashkëqytetarët e tij Grazia Deledda
3
 dhe Sebastiano Satta
4
. 
Artistë të lindur dhe që kanë jetuar në këtë qytet dhe të 
ndërgjegjshëm që vepra e tyre përbënte një vlerë të madhe mbi 
rrafshin kulturor dhe artistik, çuan përpara me vendosmëri bindjen 
në ndërtimin dhe vlerësimin e një identiteti të tyre. 
Që atëhere, në imagjinarin e përbashkët, skulptura e Ciusa-s bëhet 
simbol i kushteve ishullore. 
Dyzet vitet e para të historisë së artit sard, janë karakterizuar nga 
një levizje e fortë intelektuale,si shpërblim ndaj një toke të harruar 
padrejtësisht. E dalë nga artizanati dhe nga kultura popullore, u 
arrit të konceptohej një shprehje piktoreske absolutisht moderne që 
i ngriti artistët ishullorë mbi kopertinat e periodikëve kombëtarë. 
Pranimi i saj në shijen dekoruese europiane, me një rrjedhë 
absolutisht originale e përcaktuar nga kritika “Déko rustike”  u 
                                                 
2
 Për informazione të mëtejshme: Rossana Bossaglia, Francesco Ciusa, Nuoro, Ilisso, 1990. 
3
 
3
 Për informazione të mëtejshme: Giovanna Lampo, Grazia Deledda Verista?, Cagliari, 
A.D.Arte Duchamp, 2002. 
4
 Për informazione të mëtejshme: Sebastiano Satta, i Canti, Nuoro, Ilisso, 2004. 
 8
sanksionua në ekspozitën e Parisit të 1925 ku “Kukullat” e Anfonssi 
Tosino dhe Tavolara Eugenio (ATTE)
5
 iu dha çmimi i medaljes së 
artë. 
Në fund të po atij viti lindi në Oristano Shkolla e parë e Artit e 
aplikuar, nga një propozim i Francesco Ciusa, me një profil të 
ndryshëm nga ai i Bauhaus i Ëeimar edhe pse me një vëmëndje më 
të madhe ndaj rifitimit të kulturës dhe i organizuar ndaj të gjithë 
trashëgimisë artizanale në Sardenja. 
Ngjarje të tjera që qenë dëshmitare të rinovimit të thellë kulturor 
ishin: Nuoro u bë kryeqytet i Provincës në 1926 dhe një vit më pas 
iu dha çmimi Nobel për letërsinë, qytetares nuoreze Grazia Deledda; 
më pas Mario Delitala (1887/1990)
6
, dhe në 1934 morri emërimin 
prestigjoz të drejtorit të Shkollës së librit,Institut i famshëm arti të 
Urbinos për formimin e “adhuruesve të librit”
7
. 
Në fund përsa i takon artit sard (edhe pse është më e 
preferueshme të flitet për art në Sardenja), mendimet e studiuesve 
dhe ekspertëve të sektorit kanë qenë gjithnjë të kundërta: dikush 
ka dhënë një vështrim pozitiv në kuptimin e një “province” të 
përcaktuar mirë, me karakteristikat e saj të veçanta dhe në 
diversitetin e saj, e vendosur në pamje të gjërë të artit italian, 
dikush ka dhënë një vështrim negativ duke e kuptuar si një 
provincë periferike, e karakterizuar nga një shpirt i mbyllur lokal, i 
pandjeshëm në lëvizjet e mëdha që u zhvilluan në gjysmën e parë 
të Nëntëqindës në Itali dhe në Europë. 
                                                 
5
 Për informazione të mëtejshme: Giuliana Altea, Eugenio Tavolara, Nuoro, Ilisso, 2005. 
6
 Për informazione të mëtejshme: Maria Luisa Frongia, Mario Delitala, Nuoro, Ilisso, 2004. 
7
 Antonello Cuccu, “La Collezione 1900-1940” in DNA, Dal Novecento Ad oggi, La 
Collezione del MAN, Nuoro, MAN, Museo d’Arte provincia di Nuoro, 2005, fq. 23. 
 9
Sardenja është e njohur për detet dhe plazhet magjepëse, por nuk 
janë më pak zonat e brëndëshme, ku është e dukshme që 
karakteristikat moderne bashkëjetojnë me shenjat e origjinave të 
lashta. 
Nuoro është ishull brenda ishullit, për shkak të strukturës 
orografike të territorit dhe të vështërsisë në lidhjet edhe me 
provincat e tjera sarde, por ende sot ofron tërheqjen natyrale të 
traditave më të lashta popullore të Sardenjës, magjia e folklorit, i 
veshjeve, gjuha së bashku me një ambjent natyral ndër më 
sugjestionuesit dhe të pasur të ishullit. 
Ndodhitë prehistorike dh  historike kanë lënë gjurmën e tyre në 
vëndet dhe në shpirtin e njerëzve deri në influencimin edhe në 
mënyrën e të menduarit. 
Në fillim të shekullit të XXI Nuoro është akoma tradicionalisht 
atdheu shpirtëror dhe kulturor i sardëve, por kjo nuk përjashton që 
komuniteti qytetar të ketë nevojë për një stimul për të ngritur 
interesin artistik dhe të emocionojë akoma. 
 
 
 10